Bebja shkodrane humb jetën në Itali

Bebja shkodrane humb jetën në Itali

Tragjedia goditi familjen e Arlinda dhe Fisnik Hasajt një cifti shkodranësh emigrantë dhe shtetas italianë. Cifti Hasaj në vigjilje të Vitit të Ri ishte gëzuar me një bebe vajzë. Pas djalit Alehandro më në fund vjen edhe vajza. Fatkeqësisht nuk ishte e thënë që Fisniku 32 vjecar dhe Arlinda 23 vjecare ta gëzonin vogëlushen.

Në mëngjesin e 10 janarit bebja e vogël u gjet e vdekur në krevatin e vet nga nëna Arlinda. Një fatkeqësi e tillë ishte një gjëmë e vërtetë për ciftin e ri shkodran, që kishte të gjithë të mirat në Itali, nga pasaporta italiane te punë të sigurtë (përgjegjës në Fincantieri Fisniku dhe sekretare Arlinda), nga bukuroshi Alehandër te motra e tij e porsalindur! Bebja e ciftit Hasaj, pasi të mbarojnë procedurat e mjekësisë ligjore  në qytetin e Mestres, do të dërgohet në Shkodër për t’u prehur në varret e familjes Hasaj. /Gjergj Thanasi /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Facebook po na ndryshon jetën, del pajisja me kamera që do të na instalohet nëpër shtëpi

Close