Denoncimi/ Rrihet polici se nuk përshendeti Ramën

Denoncimi/ Rrihet polici se nuk përshendeti Ramën

Pas ngjarjes së sotme në Komisariatin e policisë së Lezhës, ku do policë janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se polici është goditur për shkak të nuk ka përshendetur kryeministrin.

Berisha ka publikuar mesazhin e oficerit dixhital, i cili thekson se një polic është goditur nga policia I patrullës, pasi nuk përshendeti kryeministrin i cili sipas tij kishte kaluar pak më parë me makinë.

Postimi i plotë:

Ne Narko-republiken e Shqiperise rrihet polici ne komisariat se nuk pershendeti Noriegen!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

“zoti sali berisha,,pak me pare ne rajonin e policis se lezhes dy polic qelluan njeri tjetrin..polici i rugores e qelloj me grusht pasi ishte tu bertit ne koridor pse polici tjeter nuk e rrespektoj edi legenin qe kaloj me makin me perpara ti ngrente doren,per kete filloj nje grusht qe vetem ne qeverin e krimit kam pare sa jam polic prej 5 vitesh,ju falenderoj ,,anonim se te heqin direkt nga puna”./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Vlora ka një mesazh për Ramën/ Banditët e kanë vendin në burg, jo në qeveri

Close