Deputeti i Bashës kundër kandidimit të Finos

Deputeti i Bashës kundër kandidimit të Finos

Deputeti i Ervin Salianji, ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” të News24, ka sulmuar deputetin e Partisë Socialiste, Bashkim Fino, pas vendimit të këtij të fundit për të kandiduar për postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Deputeti i Lulzim Bashës, sulmoi Bashkim finon, pasi sipas tij kandidimi për postin e Presdentit të FSHF-së, është kapje e sportit nga Rama, pasi sipas tij kryeministri dhe familja e tij i ka kapur të gjitha fushat e tjera.

Ai e etiketoi Bashkim Finon si një kumarxhi, ku tha, “Meqë si familje kanë kullë me stadium dhe klub futbolli si dëfrim e përfitim, ju duhet edhe dikush qe i luan mirë “sportin e kumarit” që të kontrollojnë dhe pasionet.”

“Nuk ka mbetur sektor, institucion, para që prodhohet, njeri që promovohet apo qindarkë që qarkullon në ketë vend, ku familja Rama mos të fusë hundët.

Një vend si Shqipëria ku pêrpjekja për tu larguar nga orientalizmi është thuajse sizifike, ka fatkeqesinë ti vijë një njeri qe tenton ta kthejë në zakonet më degraduese e prapanike.

Shfaqet dhe shitet në media si imazh perendimor, ndërsa kontrollon dhe përfiton çdo pasuri që prodhon ky vend; naftën – shokët e vet; energjinë -shokët e miqtë; bankat – familjarët; institucionet – shokët e familjarëve; partinë -familjarët; minierat – familjarët; kullat -familjarët; punësimet -familjarët; bastet dhe kumaret- prapë familjarët; stadiumin -familjarët!!

Meqë si familje kanë kullë me stadium dhe klub futbolli si dëfrim e përfitim, ju duhet edhe dikush qe i luan mirë “sportin e kumarit” që të kontrollojnë dhe pasionet!

Kryeministri më prapanik që do të shënojë historia e Shqipërisë, kadavra hije e Haxhi Qamilit një shekull më vonë, per te gjitha keto duhet protestuar me 27 janar”, – tha Salianji. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Muaji i mjaltit për aktoren ishte një ëndërr e keqe/ Tregon arsyen

Close