Ekskluzive-150 prokurorë pritet të lënë detyrën/ Vettingu “gjunjëzon” të parën akuzën

Ekskluzive-150 prokurorë pritet të lënë detyrën/ Vettingu “gjunjëzon” të parën akuzën

Pas lëvizjeve të Arta Markut, Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, tjetër furtunë pritet të prekë organin e akuzës, raporton CNA (CityNews.al).

Revanshi ndaj së keqes në prokurori, pavarësisht vendimmarrjes së ndërkombëtarëve, ka legjitimuar edhe institucionin e vet-pastrimit.

Atëherë kur të gjithë presin rezultatet e kontrollit pasurorë, dhe pastërtisë së figurës së zyrtarit, në terren ata që bëjnë drejtësinë në emër të institucioneve kanë nisur të bëjnë plaçkat gati.

Janë më shumë se 150 prokurorë të cilët pritet të “digjen” nga Vettingu, ndërsa në sitën e kontrollit janë më shumë se 400 prokurorë në shkallë vendi.

Lufta ndaj gjyqësorit dhe prokurorisë nisi rreth një vit e gjysëm më parë, ku me emra të përvecëm, ata u akuzuan si bashkëpunëtorë të krimit dhe të korruptuar, nga zyrtarë të lartë të policisë.

Madje u shkua deri aty, sa togat e zeza dhe ata që përfaqësojnë akuzën thanë se përgjoheshin dhe survejoheshin nga agjentë të policisë .

Sot gjykata dhe prokuroria e krimeve të rënda, pret veç spastrimit, edhe shkrirjen e saj dhe krijimin e SPAK-ut.

I gjithë stafi do të kalojë në një testim profesional, për të vazhduar karrierën në institucionet e reja që pritet të ngrihen nga reforma në drejtësi.

Deri atëherë, duhet të kalojnë edhe 4 muaj, ndërkohë që Vettingu ka nisur të japë rezultatet e veta.

Fashikujt që zbardhin pasuritë deri në qindarkën e fundit dhe vitet e karrierës janë në sitën e institucioneve të huaja që monitorojnë zbatimin e reformës.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, e ka bërë detyrën e tij. Askush nuk i mbron dot ata që në emër të ligjit kanë shfrytëzuar postet dhe kanë vënë pasuri të pajustifikueshme. – thotë kreu i ILDKP-së./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
A do të pranojë Luli të marrë taksat e shqiptarëve për xhepin e vjehrrit?

Close