Ibrahimović mes tre kontinenteve / Cila do të jetë e ardhmja e suedezit?

Ibrahimović mes tre kontinenteve / Cila do të jetë e ardhmja e suedezit?

Skuadra e madhe turke, Besiktas ka bërë lëvizjen e parë për të tentuar afrimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic.

Besiktasi është e etur në përforcimin e skuadrës, pasi duan të përsëritin suksesin e sezonit të kaluar, duke u stolisur me titullin kampion.

Kështu, sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, drejtuesit e Besiktasit kanë etiketuar një emër të madh për ta sjell në skuadër. Ky medium raporton se drejtuesit turk janë në kontakt me agjentin e Ibrahimovicit, Mino Raiola, për një lëvizje në Stamboll gjatë këtij vitit. Suedezi 36-vjeçar shihet në Besiktas si zëvendësim perfekt për sulmuesin turk, Cenk Tosun, i cili u shit para disa ditësh te Evertoni në Ligën Premier.

TMW ka raportuar më parë këtë javë që Unitedi nuk do të qëndronte në rrugën e Ibrahimovicit nëse ai dhe Raiola e gjejnë një klub të ri. Për sulmuesin e madh evropian ka oferta të shumta nga Kina, ku ekipi Hebbei China ka treguar interesim konkret, dhe MLS-ja Amerikane./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Kush shkon në votime përfiton një celular “iPhone” ose një “iPad”

Close