Icardi te Reali / Ka vetëm një kusht

Icardi te Reali / Ka vetëm një kusht

Mediat italiane raportojnë se Mauro Icardi mund të largohet nga Interi për të kaluar te Real Madridi në fund të sezonit nëse italianët nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.

Sipas La Gazzetta dello Sport, reprezentuesi argjentinas po humbet durimin me klubin e tij, pasi çdo verë ka premtime të mëdha. Megjithëse Icardi ka shënuar 99 gola të mrekullueshëm në 176 ndeshje në Serie A, por ai nuk ka shënuar asnjëherë në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa, ai mbush 25 vjet muajin e ardhshëm, Maurito nuk është i gatshëm ta shtyj edhe shumë kohë debutimin në garën më të madhe për ekipe.

La Gazzetta dello Sport sugjeron që Real Madridi është duke e mbajtur në kontroll situatën dhe janë plotësisht të përgatitur për të paguar klauzolën e lirimit prej 110 milionë eurosh në qershor për të marrë sulmuesin e tyre të ri. Nëse Icardi do të qëndronte në Inter, ai do të nënshkruante një kontratë të re duke ngritur klauzolën e lirimit në 200 apo mbi 200 milionë euro me një rrogë në vlerë prej nëntë milionësh në vit./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Gjërat që eksitojnë një mashkull në mënyrë të pavetëdijshme

Close