Katër mijë shqiptarëve u është ndaluar udhëtimi në zonën Shengen

Katër mijë shqiptarëve u është ndaluar udhëtimi në zonën Shengen

Vetëm në pikën kufitare të Kapshticës janë ndaluar për të udhëtuar në vëndet e zonës Shengen katër mijë shtetas shqiptarë.

Statistika bën fjalë për shtetas që kanë dashur të udhëtojnë në vëndet e kësaj zone përgjatë  gjashtë muajve të fundit të vitit 2017.

Së bashku me të dhenën e mësipërme burimet  konfidenciale zyrtare të Policisë Kufitare kanë sqaruar se  ndalimi i këtyre shtetasve në pikën e mësipërme doganore është bërë për arsye se ata nuk përmbushnin kërkesat e përcaktuara në kartën e Shengenit.

Bëhet fjalë për mospasjen e dokumentave të duhura, të përcaktuara nga Policia e Shtetit, mungesa qoftë edhe e një të vetmeje sjell ndalimin e vijimit të udhëtimit.

Gjithçka është në funksion të uljes së numrit të personave që e kalojnë kufirin doganor të vendit për të kërkuar azil në vëndet e BE-së, i tha CityNews burimi konfidencial i Policisë Doganore Kufitare.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Avokati Gjokutaj kap mat Çilin

Close