Kryebashkiaku monopolizon materialet e ndërtimit/ Nuk jep leje po nuk bleve te kompania e tij

Kryebashkiaku monopolizon materialet e ndërtimit/ Nuk jep leje po nuk bleve te kompania e tij

Një denoncim është bërë pasditen e sotme në drejtim të kryebashkiakut të Belshit, Arif Tafani.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital, sipas të cilit Tafani nuk jep leje ndërtimi, nëse nuk blen materialin në kompanitë e tij.

Sipas denoncimit, Arif Tafani ka vendosur xhaxhain shef të policisë bashkiake, me të cilin gjobit të gjithë ata që blejnë materialet e ndërtimit në kompani të tjera.

Postimi i plotë:

Don Tafani i Belshit nuk jep asnje leje ndertimi po nuk bleve ne kompanite e tij materialin e ndertimit!

Te dashur miq, famozi Arif Tafani ka vedosur xhaxhain shef te policise bashkiake, me te cilin gjobit te gjithe ata qe blejne gjetiu materialet!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor mirembrema Dua te shpreh nji shqetsim qe kan te gjith banoret e belshit qe duan te bejne ndetime.
Kryetari bashkise don Arif Tafanio ka ber nje skem mafioze me bisnesmenat e ti. Po bleve materialet te bisnesmeni i don Tafanios Sopot Ferhati policia bashkiake ste ngacmon por po o bleve ne ndonji ven tjeter te vijn direkt te fusin gjobe dhe ne burg. Shefi i policis bashkiake eshte xhaja i bisnesmenit te Tafanios .
Don Tafanio ka kap belshin prej fyti si lala elbasanit dhe nuk le njeri te ngreje kok po nuk blen gjerat tek ta “./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Nuk mbarojnë telashet për Milan/ Dyshohen për pastrim parash

Close