Lali Eri i Tiranës “after pilafi” kopjon Dakon e Durrësit

Lali Eri i Tiranës “after pilafi” kopjon Dakon e Durrësit

Zyra e agjitacion-propagandës në Bashkinë e Tiranës dhe një seri mediash elektronike, në print e online i njoftuan miletit tiranas hajërsilen e rastit: Lali Eri ka vendosur në Sheshin Skënderbej plot 41 stola shumëngjyrësh duke sjellë për herë të parë në Shqipëri një copëz Vjenë në Tiranë!!!! Për lexuesit, që duan të mësojnë më shumë për mrekullinë e radhës, që Lali Eri bën për Tiranën mund të konsultojnë në këtë link njoftimon zyrtar të zyrës së agjit-propit të bashkisë Tiranë.

Faktikisht gjithë kjo bujë e luzmë e Lali Erit duke dalë në foto me stolat vjenezë bashkë me ambasadorin austriak Sattler, drejtorin grek Canacaris të Bankës “Raiffeisen si edhe një drejtoreshë të projektit TAP të quajtur Ulrike Anders ishte një akt propagandistik tipik i llojit “after pilafi”!

Qeshor 2015 Durrës

Në qershor 2015 gjatë fushatës elektorale, kryebashkiaku durrsak Dako inspekton lulishten buzë detit në Durrës në vendin e quajtur “Vollga”. Në foto duket kryebashkiaku Dako i shoqëruar nga disa militantë socialistë.

Për çudi në foto kemi edhe stolat e famshëm vjenezë, që sipas propagandës së Bashkisë Tiranë për herë të parë na i kishte sjellë në Shqipëri Lali Eri dhe bashkëpunimi i tij i sukseshëm me biznesmenë dhe diploamtë të huaj miq të Shqipërisë.

Fotot tregojnë qartë se ka ardhur koha që “bataljoni” në zyrat e bashkisë, që merret me kurimin e imazhit publik të Lali Erit, duhet urgjentisht të shpikë rrena më të besueshme.

Është me të vërtet për të ardhur keq, që Lali Eri i kryeqytetit me plot 30 muaj vonesë të kopjojë Dakon e provincës së Durrësit. Si ka mundësi vallë, Lali Eri që ka ndjekur edhe Universitetin Grand Valley State University në Micigan të ShBA-së për shkenca politike, që thuhet se ka bërë edhe master në University of Sussex në Angli të kopjojë “after pilafi” Dakon e Durrësit, i cili modestisht thjesht është diplomuar si inxhinjer në Universitetin e Tiranës?!

Është me të vërtet e vajtueshme që Lali Eri, i cili po lufton fort t’i rrëmbejë kolltukun kryeministror vetë Skënderbeut të sotëm (vlerësim ky i shoqes Elisa Spiropali), bie aq poshtë sa të kopjojë Vangjush Dakon një bashkiak province!!! Lali Eri, i cili që student e deri më sot, u ka dhënë mend kryebashkiakëve, ministrave e kryeministrave në 3 kontinente nga Tegusigalpa në Amerikën Qëndrore në Buxhumbura në zemër të Afrikës, nga Trinkomalia në Sri Lanka te ish kryebashkiaku Tosi në Verona, fatkeqësisht me plot 30 muaj vonesë stolat durrsakë të Vangjush Dakos kërkon t’ua “shesë” tiranasve për një copëz Vjenë të transplantuar në Tiranë! Me shumë dhimbje jam i detyruiar të them se kjo historia me stola vjenezë në Sheshin Skënderbej e Lali Erit është fiks si ato skecet bajate të Estradës së Ushtarit në kohën e Dullës/Gjergj Thanasi

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Destinacioni i dytë: Angela Martini provokon me fotot seksi nga muaji i mjaltit

Close