FOTO/ Ministria e Jashtme kthehet në treg “gabi”

FOTO/ Ministria e Jashtme kthehet në treg “gabi”

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, është institucioni që punon për krijimin e një imazhi sa më të mirë dhe pozitiv për vendin në arenën ndërkombëtare, por ndonëse nga zyrat “punojnë” për këtë qëllim, nuk shohin çfarë ndodh “poshtë hundëve” të tyre.

Në redaksinë e CNA (CityNews Albania) kanë mbërritur një denoncim me foto, ku tregohet sesi rrethimi i kësaj ministrie, dhe rruga ngjitur me të, është kthyer në një treg “gabi”.

Një rrugë e rrahur nga shumë delegacione ndërkombëtare, që duhet të ishte komplet një imazh tjetër, për vetë faktin se aty kalojnë shumë mjete të huaja dhe delegacione, për “lali Erin” dhe ekipin e ministrisë, nuk përbën problem dhe e kanë lejuar të kthehet në një treg “gabi”, të mos flasim për gjendjen në të cilën ndodhet kjo rrugë.

Ky është imazhi që ata që kujdesen dhe punojnë për ta ndërtuar atë, i japin si kujtim delegacioneve ndërkombëtare.

Për më shumë shihni vetë fotot e mëposhtme. /CityNews

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Zyrtarizimi i gjuhës shqipe/ Akademikët maqedonas i kërkojnë Presidentit të mos e firmosë

Close