Orges Shehi del hapur pro Dukës

Orges Shehi del hapur pro Dukës

Pas shpalljes së kandidimit të Bashkim Finos për postin e Presidentit të FSHF, post që deri më tani e mban Armando Duka i cili ka zyrtarizuar kandidimin e tij për të 5-ën herë radhazi, figura të ndryshme sportive kanë filluar të shprehin mbështetjen e tyre për kandidatët.

I fundit që ka bërë diçka të tillë, është portieri Orges Shehi, i cili ka dalë hapur në mbështetje të Presidentit aktual, Armando Duka. Me anë të një postimi në rrjetet Sociale, teksa ka publikuar një foto përkrah Dukës, shkruan: “Faleminderit per ate qe ke bere dhe do te besh ne te ardhemen per futbollin President!! Te uroj fitore,suksese!!”. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Super ushqimi i fuqishëm që duhet të konsumoni/ Përfitimet që ju sjell 

Close