Sherr në komisariatin e Lezhës/ Grushta mes policëve

Sherr në komisariatin e Lezhës/ Grushta mes policëve

Një sherr ka ndodhur në ambientet e komisariatit të Policisë së Lezhës, i cili ka degjeneruar në konfrontim fizik mes dy punonjesve të policisë.

Mësohet se oficeri i patrullës, me inicialet N.SH, ka goditur me grushta një polic tjeter me inicialet M.M.

Ky i fundit i është kundërpërgjigjur me grushta, gjë që ka sjellë edhe pushimin nga puna të të dy policëve.

Njoftimi i policisë: 

Sektori i Sh.Ç.B.A.

Më datë 13.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit N. Sh e M.M., pasi shtetasi N.Sh. me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka goditur me grushta Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M. ku dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur.

Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i parasyeshëm i forcës/ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Shkërmoqja e Lëvizjes VetëVendosja/ Albin Kurti kamerdarja e shpëtimit

Close