Shkërmoqja e Lëvizjes VetëVendosja/ Albin Kurti kamerdarja e shpëtimit

Shkërmoqja e Lëvizjes VetëVendosja/ Albin Kurti kamerdarja e shpëtimit

Albin Kurti, lideri historik themelues dhe potencues i Lëvizjes VetëVendosja(VV) ka shpejtuar të rikthehet në krye të këtij subjekti politik, pas krijimit të një situate alarmante që rrezikon shkërmoqjen.

Situata është rënduar edhe më shumë pas dhënies së dorëheqjes së parevokueshme të ish kryetarit, Visar Imeri, jo vetëm nga kryesimi por edhe nga të gjitha funksionet e tjera brenda partisë.

Dorëheqja e Ymerit ndodhi në ditët e para të janarit dhe nga kjo datë e në vijim VV-ja ngjan me një tren vagonhallakur nga që i mungon lokomotivisti. Arsye kjo që e stimuloi edhe më shumë situatën brenda partisë duke e shpenë në zgrip dhe paralajmëruar përçarjen e madhe të anëtarësisë.

Pikërisht për të mos e lejuar shkarrjen në një nivel të tillë , sapo që morri vendimin e Gjykatës për konvertimin e masës së hetimit nga arrest me burg në liri me kusht, Albin Kurti shpejtoi të shpallë kandidaturën e tij për tu rikthyer në krye të drejtimit të VV-së, duke qenë kështu i vetmi kandidat.

Rihyrja e Kurtit nuk është ristartim për të potencuar edhe njëherë figurën e tij politike, kredencialet e të cilës, sikurse vlerësojnë disa analist politik “kanë renë muajt e fundit”.

Rikthimi i Albin Kurtit në krye të VV-së është e përzgjedhur si mundësia e vetme për ta ringritur VetëVendosjen e shkërmoqur sa nga diversinet e brenëshme shtu edhe nga ato të jashtëmet.

Ndërkohë që Kurti ka shpallur se do të prezantojë para antarësisë platformën drejtuese, duke deklaruar se VetëVendosje është një organizatë që i kushton rëndësi dijes, kulturës e shkencës, sikurse kanë bërë të ditur mediat koosvare, në platformë e tij, Kurti është shprehur se VV do të ketë struktura të veçanta këshilluese, si ai i mjekëve, inxhinjerëve etj.

Por Kurti ka folur edhe për punën vullnetare që duhet të ketë në organizatë dhe në gjithë shoqërinë, që sipas tij do të ndihmojnë të varfëritë, të moshuarit dhe grupet vulnerabile.

Albin Kurti në krye të VetëVendosjes ka premtuar transparencë të financave, duke thënë se duhet rritur numrin e të punësuarëve në të gjitha qendrat. Synim urgjentë sipas tij do të jetë mbledhja e anëtarësisë. Platforma Kurti përmban e flet edhe për kompromiset që duhet të ketë në parti, duke theksuar se aktivistët e VetëVendosjes nuk duhet të kalojnë më shumë kohë duke u marrë me kundërshtarët se sa të merret me qytetarët./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Shokon deputetja e Bashës/ Shqiptarët përkulen vetëm me dhunë

Close