Zhdukën kartelat e pronësisë/ Shkarkim dhe ndjekje penale për dy punonjës të Hipotekës së Korçës

Zhdukën kartelat e pronësisë/ Shkarkim dhe ndjekje penale për dy punonjës të Hipotekës së Korçës

Kreu i Hipotekës së Korçës, Elion Semanaj ka shkarkuar nga detyra dy punonjës të ZRPP.

Gjithashtu ndaj dy punonjësve me inicialet E.G dhe A.P është depozituar edhe kallëzimi penal, pasi ata akuzohen për se kanë zhdukur dy kartela pronësie.

Konstatimi për zhdukjen e dy kartelave të pronësisë është bërë nga kreu i Hipotekës, Elion Semanaj.

Menjëherë është ngritur një grup pune dhe është kërkuar një hetim i brendshëm i institucionit. Në këto kushte, janë kontrolluar kamerat e sigurisë së institucionit dhe është evidentuar se dy punonjësit e zyrës, kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin në këtë vepër penale.

Në këto kushte flagrance, kryeregjistruesi firmosi shkarkimin e tyre dhe nisjen e procedurave për depozitimin e kallëzimit penal ndaj dy punonjësve të ZVRPP në Korçë Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të vijojë të verifikojë çdo ankesë të qytetarëve për shërbimet që ofrohen pranë sporteleve të saj dhe do të godasë çdo rast abuzimi me detyrën apo më keq korruptiv nga punonjës të papërgjegjshëm të saj./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Gazetarja shqiptare i nxjerr të “palarat” politikanëve:”Edi Rama vinte me pizhama në punë,Ervin Salianji si çun mami”

Close